75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / C E

Dëshira e nënës së Ronaldos: Para se të vdes dua të shoh djalin tim te kjo skuadër

Nëna e Cristiano Ronaldos ka zbuluar dëshirën e saj të fundit për djalin e saj ose para se ai të pensionohet ose ajo të vdesë.

Dolores Aveiro ka thënë se dëshiron që djali i saj të luaj për Sportingun në Portugali.

Ronaldo duhet të kthehet këtu. Nëse do të ishte zgjedhja ime, ai tashmë do të ishte këtu. Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sporting”, ka thënë nëna e Cristianos.

Ronaldo u bashkua me Manchester United gjatë verës nga skuadra e Juventusit.

Sportingu ka qenë skuadra e tij e parë ku fitoi famë dhe iu mundësua kalimi në Evropë. /IndeksOnline/