15:29 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / Gj. Sh

Dëshiron të largohet si agjent i lirë, presidenti i Lazios i përgjigjet Luis Albertos

Luis Alberto të premten pas fitores së Lazios ndaj Salernitanës, gjatë një interviste live tha se do të largohet në fund të sezonit.

Ai deklaroi se dëshiron ta shkëpus kontratën e cila skadon në vitin 2027 dhe të mos merr pagën që i takon, shkruan IndeksOnline.

Por presidenti i Lazios, Lotito sot deklaroi se nëse Luis Alberto dëshiron të largohet, atëherë duhet të sjellë një propozim nga një skuadër, pasi nuk dëshiron të humb para.

“Luis Alberto dëshiron të largohet si agjent i lirë dhe të ndërpresë kontratën por ai së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re katër vjeçare. Nuk jam i çmendur, nëse ai dëshiron të largohet nga Lazio duhet të sjellë një propozim për ta nënshkruar atë. Ne nuk po i harxhojmë paratë tona”, deklaroi Lotito./IndeksOnline/