14:44 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dëshironi krahë të bukur dhe elegantë, bëni këto gjëra!

Keni kohë që vini re se krahët tuaj janë “mbushur” me shumë sesa duhet? Doni t’i thoni lamtumirë dhjamit? Për të pasur krahë të bukur duhet të mobilizoni gjithë muskujt e trupit.

Dijeni se asnjëherë nuk mund të humbisni kilogramë vetëm në një pjesë. Edhe pse mund te duket e çuditshme ushtrimet qe mund te bëhen me këmbët mund të ndihmojnë në dobësimin e krahëve.

Pompat gjithashtu janë ushtrime që sjellin rezultate shumë të mira. Ngjitur me murin për shembull  apo me një kolltuk a tavolinën dhe me pas duke kaluar te pompat në tokë.  Fillimisht niseni me katër ose pesë dhe më pas shtoni nga pak çdo ditë. Do e shihni se kur të arrini te numri dhjetë do e dieni edhe rezultatin.

Kujdes me yndyrnat. Për sa i përket ushqimit duhet të konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë omega 3. Këto janë yndyrna të mira të cilat largojnë dhjamin dhe i bëjnë mirë organizmit.