09:54 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / k.v

“Dëshironi të blini telefon”, hajnat ja grabitin 870 euro viktimës në Podujevë

Një person ka raportuar se dy të dyshuar kanë hyrë në një market në Podujevë dhe kanë pyetur a dëshironte me ble një telefon, pasi që viktima kishte pranuar ta blente telefonin, të dyshuarit i kanë marrë 870 euro nga dora dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë grabitje ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, raporton IndeksOnline.

Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë dhe deri tani nuk ka informacione për arrestimin apo identifikimin e grabitësve./IndeksOnline/