09:54 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / OSH

Dëshironi të humbni peshë? Provojeni dietën me limon të zier!

Limoni është një nga frutat më të shëndetshëm. Ato mund të shkatërrojnë radikalët e lira të cilat janë të njohura  për të shkaktuar plakjen e parakohshme, si dhe kancerin.

Kur limoni është i kombinuar me përbërës të tjerë natyrorë, ju merrni një pije që do t’ju ndihmojë të heqni qafe metalet e rënda dhe toksinat dhe në këtë mënyrë, do të pastroni trupin tuaj.

Sistemi imunitar do të rritet, do të humbni disa kile shtesë dhe gjithashtu do të mbusheni me energji. Të gjithë përbërësit janë natyralë dhe sigurohuni që t’i bleni ato sa më organikë!