23:13 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dëshironi të humbni peshë shpejtë? Ja disa ushqime që nuk duhet t’i hani në mbrëmje

Shumica nga ne, në orët e mbrëmjes preferojmë të konsumojmë ushqime të ndryshme, kjo pasi që pak para gjumit na kap uria.

Një çokolatë, biskotë padyshim që do të ishin ideale!

Por, nëse jeni nga ata personat që dëshiron të humbasë shpejt kilogramët e tepërt, atëherë duhet të qëndroni larg frigoriferit, kjo sidomos pak para se të shkojmë në shtrat, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Nëse jeni duke tentuar për të hequr yndyren e tepërt, duhet t’i thoni “Jo”, të madhe, çokollatave, akulloreve, biskotave të ndryshme, pop corn, chipsave, kikirika.

Kurse, ushqimet që duhet të kufizojmë janë ushqimet e këndshme si ëmbëlsira me sheqer, pastat, pijet jo alkoolike./Indeksonline/