75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dëshmi që deri tani e kemi përdorur deodorantin gabimisht

Të gjitha shkruajnë në etiket se janë efektive 24 orë, por deri tani zor se del njëri që ta konfirmojë këtë.

Dhe sigurisht që mëndja na ka thënë se prodhuesit mashtrojnë që të rrisin shitjet, por mesa duket, të gabuar kemi qene ne, sot e gjithë ditë. E thjeshtë, nuk paskemi ditur si ta përdorim. Kjo vlen së paku për të gjithë ata dhe ato që e venë antidjersën në mëngjes me idenë se kështu do të zgjasë më shumë.

Por jo, antidjersa duhet të vihet në darkë. Kështu ajo zgjat efektin e saj më shumë. Sipas ekspertëve, antidjersa ka dy funksione.

Njëri aromatik dhe tjetri bllokues i gjëndrave të djersës që ndodhen në sqetulla. Natën, ky funksion i dytë favorizohet edhe më shumë, kështu që antidjersa zgjat gjithashtu më shumë.

Kështu që tani, mos harroni. Antidjersa përdoret në darkë.

Megjithatë, vërtetimi më e mirë është prova. Kështu që provoheni vetë dhe vlerësojeni…