75 Mall Live Search
23:04 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Dëshmi se kompania amerikane me emblemë të ngjashme të FSK-së është themeluar në 2017-n

Gjatë ditës së sotme është raportuar se stema e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dalë të jetë e njëjta me atë të një kompanie private të sigurimit e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘American Premier Security’

Madje ka pasur edhe shumë ‘akuza’ në drejtim të krijuesve të stemës së FSK-së, duke thënë se e kanë vjedhur.

Mirëpo,  del se kjo kompani e sigurimeve të Amerikës, ka kopjuar logon e FSK-së.

Kjo pasi, kjo kompani figuron të jetë e regjistruar në vitin 2017, përderisa skema e FSK-së është krijuar në vitin 2009.

Antony Kavidel, i cili figuron të jetë pronari i kësaj kompanie thuhet se ka përvojë 15 vjeçare si sigurim, mirëpo vet kompania e tij është krijuar në vitin 2017. Çka i bie se logoja e kësaj kompanie nuk ka mundur të kopjohet nga FSK, shkruan Indeksonline.

https://www.manta.com/c/mhb8jd3/american-premier-security-inc?fbclid=IwAR1ZpA_gamOqc3jgX6s6oD8JEOsYa2__KBBQq6jLr8snLt5teWwRO-QchI0

https://americanpremiersecurityinc.com.cutestat.com/

Përderisa, po të shikoni profilin e Kavidel në Instagram, shihet se ai ka punuar si sigurim edhe më parë, por mban në trup uniforma me logo tjera, përderisa, me skemën e ngjajshme si të FSK-së, ai ka postuar fotografi vetëm nga viti 2017, gjë që përkon edhe me vitin kur është themeluar kompania që ai e zotëron.

Në vitin 2016 ai ka publikuar fotografi në Instagram me uniformë që mban logo tjetër

Viti 2017, kur edhe është themeluar kompania ai ka postuar për herë të parë fotografi me uniformën që mban logon e ngjashme me atë të FSK-së
 

Madje në vet faqen zyrtare të kësaj kompanie, e cila është krijuar në vitin 2017 gjatë ditës e ka pasur edhe logon e ngjashme me atë të FSK-së brenda faqes, ndërsa po ta shikoni tani, kjo logo është larguar.

Vetëm në këtë ueb-faqe  e cila është zyrtare e kompanisë, shkruan se përvoja e tyre është nga viti 2003, e që lidhet vetëm me përvojën personale të themeluesit dhe jo edhe të kompanisë.

Klikoni këtu për të hyrë në ueb-faqen e tyre

Për këtë ka reaguar edhe krijuesi i skemës së FSK-së, Albian Gagica, i cili ka thënë se këtu ka ndikuar ligji./Indeksonline/