11:23 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat kosovare

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një dëshmi ku shihet se si ushtarët serbë kishin dhunuar një femër kosovare, shkruan Indeksonline.

Para familjarëve të saj, tre ushtarë serbë shihen në fotografi duke dhunuar një femër. Në fotografi shihen edhe gjurmët e gjakut.

Flora Brovina ka thënë se femra e dhunuar është e gjallë.

Fotografia tronditëse është nxjerrur nga një aparat që i kishte humbur një ushtari serb./Indeksonline/