20:01 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dëshmia/ Djali që hodhi babain në liqen: “E vrava dhe e mbështolla me qilim”

28-vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë, ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Hetuesve që e morën në pyetje, i riu kuksian u ka dhënë deklarata të ndryshme për ngjarjen, në varësi edhe të gjendjes emocionale. Ai ka treguar edhe mënyrën sesi ndodhi ngjarja.

Ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën.

“E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari.

Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vrasjen e babait të tij Fejzi Alija, ka ndyshuar sërsish versionin përballë hetuesve të zyrës së vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Edhe pse fillimisht kishte pohuar se babai e kishte fejuar pa dëshirë, ai deklaroi më pas se ishte grindur shpesh me të atin, për çështje të ndryshme.

Gjatë ripyetjes u shpreh i penduar për vrasjen. Burime të policisë thanë se Alija ka kërkuar që ta lejonin të shkonte në ceremoninë e varrimit të të atin. Pavarësisht kësaj, Prokuroria nuk e pranoi kërkesën e të arrestuarit.

Një fqinje e familjes Alija, tha se nuk kishte dëgjuar më parë grindje mes tyre.

Pas marrjes së trupit, të familja dhe të afërmit janë nisur në drejtim të vendlindjes së tij në Kukës për të kryer edhe nderimet e fundit.

Selman Alija, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës e cila do t’i vlerësojë edhe masën e sigurisë për akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare./klantv