75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 22 Maj 2023 / k.v

Dëshmitari i pestë vazhdon dëshminë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

Dëshmitari i pestë me kodin 3165 po vazhdon dëshminë e tij në seancën e së hënës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari është duke u marr në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokatit Geoffrey Roberts, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Dëshmia e tij është duke u përcjell me pjesë të shumta private dhe përmbajte të redaktuar.

Ai tha se dëmtime të mëdha në periudhën e verës 1998 në fshatrat përreth nuk ka pasur po këto dëmtime janë bërë pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Ai ka thënë se ka udhëtuar përreth fshatrave për të parë situatën e tyre por kur iu tha nga avokati se ai kishte thënë se kishte qëndruar kryesisht në një fshat, përmbajtja është redaktuar.

I pyetur se si ka mësuar se në pozicionin B ka pasur djegie dhe vrasje në zonën përreth, sërish përmbajtja ka qenë e redaktuar.