17:48 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dëshmitari në aksidentin e menaxherit të Azet: Po voziste rreth 160km/h

Menaxheri i këngëtarit shqiptar me famë botërore Azet ka ndërruar jetë pas një vet-aksidenti në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, përcjellë Indeksonline.

Lidhur me rastin, Indeksonline ishte i pari që raportoi për vdekjen e Kayas, vdekja e të cilit bëri bujë të madhe edhe në mediumet evropiane.

Gazeta zvicerane 20min.ch ka folur me një dëshmitar i cili ishte në vendin e ngjarjes, një kosovar 20 vjeçar ka rrëfyer për gazetën ngjarjen.

Kosovari ka thënë se e ka parë veturën e shtetasit zviceran pak momente para se të aksidentohej në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Ai ka deklaruar se vetura me të cilën u aksidentua shtetasi zviceran po ecte me shpejtësi të madhe.

“Ne po qëndronim në një pompë të benzinës dhe po vështronim veturat që kalonin në rrugë. Kjo veturë mori vëmendjen tonë pasi po ecte me shpejtësi të madhe. Nga shikimi, mund të them se shoferi po voziste rreth 160 kilometra në orë”, thotë kosovari 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar në mediumin 20min.

Ndërsa rreth 15 minuta më vonë, ata kaluan në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti, i cili kishte ndodhur rreth tri kilometra prej pompës së benzinës ku ata po qëndronin.

Për vdekjen e Kaya ka reaguar edhe reperi shqiptar, Azet./Indeksonline/