75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / SH

Dëshmitari thotë se Nagipi ishte i informuar për ndalesën e ZRRE-së për tregtim pa licensë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Granit Beqiraj, i cili ka sqaruar disa nga procedurat e ndjekura në vitin 2023.

Dëshmitari Granit Beqiraj, ka shprehur besimin që Krasniqi ishte i njoftuar me ndalesën e ZRRE-së për të tregtuar energji me operator të palicencuar.

“Rryma nga HSE-ja në bazë të kontratës del se është blerë nga KEK-u në kufirin Kosovë-Mali i Zi. Krasniqi ishte i njoftuar me ndalesën e ZRRE-së për të tregtuar energji me operator të palicencuar” ka thënë Beqiraj ndër të tjera në dëshminë e tij./Indeksonline/