75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 16 Qershor 2023 / k.v

Dëshmitari thotë se në raportin gjenetik të vitit 2009 s’janë përfshirë të gjitha metodat që përdorën

Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari i tetë Zbynek Dolejshi, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtëses së Shalës, avokates Leto Cariolou, tha se në raportit gjenetik, të përpiluar nga ana e tij si ekspert, nuk janë shkruar të gjitha metodat që kanë përdorur për të përcaktuar afërsinë e lidhjes biologjike midis personit A (burrë) dhe personit B (grua), me kockën eshtërore.

Sipas tij, Instituti siç ai e ka kuptuar si ekspert nuk e ka për detyrë që të përfshijë të gjitha të dhënat dhe metodat që ka përdorur me rastin e nxjerrjes së rezultateve që janë të shënuara edhe në raportin e vitit 2009, raporton “ Betimi për Drejtësi”.

Avokatja Cariolou pyeti dëshmitarin se kush i ka sjellë në Institutit kampionet për vlerësimin e afërsisë biologjike për personin A dhe B me kockën eshtërore, mirëpo kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia nuk lejoi të parashtrohet kjo pyetje.

Sipas gjykatëses, dëshmitari mund të pyetet vetëm për të dhënat që i ka të shënuara në raportet e tij, por jo edhe për rrethanat tjera.

Tutje, dëshmitari Doljeshi tha se për verifikimin e të dhënave gjenetike të ADN-së përdorim materiale të ndryshe nga firma të ndryshe që japin rezultatin e njëjtë, përjashtimisht që kromozomet i rendisin në mënyrë të ndryshme.

Gjithashtu, dëshmitari Dojleshi tha se për përpilimin e raportit të vitit 2023 janë përdorur edhe të dhënat nga raporti i vitit 2009.

Po ashtu, dëshmitari Doljeshi tha se të gjitha të dhënat lidhur me raportet në fjalë janë të shënuara në formë numerike, të cilat forma numerike përdoren për llogaritjet e tyre statistikore.

Pyetje për dëshmitarin Doljeshi nuk patën anëtarët e trupit gjykues, andaj dëshmia e tij përfundoi.

Pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitarja, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia nxori urdhrin gojor përmes të cilit sqaroi rrjedhën kronologjike të gjykimit ndaj Pjetër Shalës.

Ndër të tjera, sipas këtij urdhri gojor gjykatësja tha se mbrojtja e të akuzuarit Shala obligohet që të pajis me të gjitha provat personale dhe materiale që ka siguruar si mbrojtje, Zyrën e Prokurorit Special dhe mbrojtësit të viktimave.

Paraprakisht, gjykatësja Veldt-Foglia gjatë marrjes në pyetjet të dëshmitarit Doljeshi, nxori edhe një urdhër tjetër gojor, përmes të cilit lejoi mbrojtjen që karshi dëshmitari Doljeshi të përdor dy dokumente që kishte propozuar më parë për shikim nga dëshmitari në fjalë.