75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dëshmitari tregon si ndodhi vrasja e të riut në Prishtinë, thotë se i zunë pritën

Një 27 vjeçar është vrarë para pak minutash në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ekipet policore dhe ato mjekësore me të marr informatën kanë dal në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.

Policia ka dhënë detaje për Indeksonline. Sipas komunikatës, i ndjeri me inicialet A.J është plagosur me armë zjarri nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se si erdhi deri te vrasja e të riut në pikë të ditës.

“Një kerr i zi e ka prit të riun me Omegën e gjelbërt, i ka dal në prit dhe e ka vra prej kerrit”, ka thënë një dëshmitar.

Indeksonline po sjell pamje drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes. /Indeksonline/