Dëshmorët e Marecit nderohen me këtë kompleks epik, drejtori Xhaferi jep detaje
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/11/Screenshot_1-6.jpg)
Nesër me fillim nga ora 11:00, dëshmorët dhe martirët e Marecit do të nderohen me kompleks memorial.
Ngjarja do të mbledhë banorë të fshatit, familjarë të dëshmorëve dhe krerë të institucioneve nga Prishtina, të cilët kanë çuar përpara përfundimin e këtij projekti, shkruan IndeksOnline.
Drejtori për investime kapitale, Krenar Xhaferi, deklaroi për IndeksOnline se punimet janë kryer në kohë rekord, teksa vlerëson se një nderim i tillë për dëshmorët e vendit është më e pakta që mund të bëhet për ta.
Selatin Vitia, kryetar i këshillit të martirëve të fshatit, njëherazi ish-luftëtar i UÇK-së dhe vëlla i një dëshmori tha se është shumë i lumtur për ndërtimin e këtij kompleksi, duke shtuar se peng i mbetet pamundësia e shumë familjarëve të dëshmorëve të shohin këtë kompleks, të cilët kanë ndërruar jetë.
Udhëheqësi i sektorit për kategoritë e dalura nga lufta në kabinetin e kryetarit Rama, Sylë Vitia, u shpreh se rrugës janë edhe shumë projekte të tilla për rinovimin e varrezave të dëshmorëve dhe krijimin e një ambienti që do të ishte i dinjitetshëm për ta.
Ndiqni më poshtë materialin e plotë: