Dështaku i Chelseat bashkëlojtar me Hadërgjonajn

Danny Drinkwateri do të bashkohet me skuadrën e Kasimpasa deri në fund të sezonit.
30-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës turke si formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit, shkruan Indeksonline.
Ai është pjesë e Chelseas, derisa në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar te Burnley dhe Aston Villa.
Në Turqi ai do të luajë së bashku me futbollistin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj. /IndeksOnline/