75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 28 Tetor 2025 / L A

Dështaku i Premierligës mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij

Brendan Rodgers u shkarkua së fundi nga Celticu.

Rezultatet e dobëta në ligën skoceze, ishin pika kryesore për largimin e tij, me Martin O’Neill që mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës.

Mirëpo sipas “Daily Mail”, Celtic mund ta rikthejë në skuadër australianin, Ange Postecoglou, i cili kishte kaluar sukses aty për dy sezone.

Një rikthim te Celticu mund të ishte një test për t’u rimëkëmbur për australianin, pas aventurave të dështuara te Tottenhami ndonëse fitoi Europa League dhe së fundi te Nottingham Forest, ku u shkarkua pas vetëm 39 ditëve.

Celticu në Ligën skoceze, gjendet në pozitën e 2-të ku ka 17 pikë./IndeksOnline/