75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / k.v

Dështim për herë të 30-të: Kuvendi i Kosovës ende pa kryesi

Përpjekja e 30-të për ta konstituar Kuvendin e ri të Kosovës ka dështuar edhe sot, duke vazhduar ngërçin institucional që zgjat tashmë prej muajsh.

Ashtu si në seancat e kaluara, mbledhja zgjati vetëm pak minuta, pa ndonjë zhvillim të ri apo votim për zgjedhjen e kryesisë.

Deputetët nuk arritën as këtë herë të bëjnë ndonjë hap përpara në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Seanca e radhës është caktuar për datën 13 qershor, ndërsa qytetarët dhe analistët politikë po e cilësojnë situatën si alarmante për funksionimin demokratik të vendit./IndeksOnline/