Dështim total, kaq miliona humbi Atletico nga eliminimi në Champions dhe Europa League

Eliminimi i Atléticos nga kompeticionet evropiane është një goditje e rëndë për arkën e klubit madrilen.
43 milionë euro i ka humbur Atletico vetëm nga dështimi për të kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.
Humbja nga Porto e ka lënë jashtë një gare tjetër skuadrën e Diego Simeones. Duke përfunduar e katërta në grup, Atletico nuk ka arritur kualifikimin as në Europa League.
Dështimi për kualifikim në garën e dytë më të madhe evropiane e ka lënë Atleticon edhe pa 14 milionë euro të tjera.
Në rast se nuk do të ketë rezultate të mira në La Liga, nuk përjashtohet opsioni i shkarkimit të Simeones.
Kujtojmë që trajneri argjentinas është ende trajneri më i paguar në botë./Indeksonline/