‘Dështimi’ i Atl.Madrid: Nuk mund të stërvitem tre ditë radhazi!
Sulmuesi kolumbianë Jackson Martinez, një kohë cilësohej si një nga më të mirë në botë por emri i tij ka kohë që është harruar.
Që nga transferimi i tij tek Atletico Madrid, ai nuk ka arritur të gjej vetën, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi kolumbianë për momentin është lojtarë i ekipit portugez, Portimonense por lëndimet kanë bërë që ai të mendoj të pensionohet nga futbolli në moshën 32 vjeçare.
Që nga operimi në sezonin 2016/2017, Martinez nuk ka arritur të gjej qetësi.
“Nuk më lë të fle. Gjëja më e lehtë është të tërhiqem. Është vështirësi ditore”, tha ai për ‘Record’.
‘Gati çdo natë, rreth orës 3:00 ose 4:00 në mëngjes, unë zgjohem për shkak të dhimbjeve në gju” u shprehë ai.
“Stërvitjet nuk janë të lehta. Nuk mund t’i bëjë tre ditë radhazi”, përfundoi ai.
Në sezonin 2015/2016 u transferua tek Atletico Madrid, ku arriti të paraqitet vetëm 15 herë dhe duke gjetur portën vetëm dy herë./Indeksonline/