Dështimi i hajnave në Prishtinë, hynë për të vjedhur dhe nuk morën asgjë, duke dal nga banesa gjuajtën me armë lartë

Në mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:10, banesa e një shtetasi të huaj është sulmuar nga dy të panjohur.
Dy hajnat kishin tentuar të vjedhin para, por nuk ia kishin dal, shkruan Indeksonline.
Pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/