Dështimi i Haxhi Hotit në zgjedhje, ja sa vota kishte marrë
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Haxhi Hoti u bë temë diskutimi sonte për shkak të thirrjeve që bëri për vrasjen e liderët të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Hoti pati një dështim të madh, duke mos arritur të siguroj votat për t’u bërë deputet.
Ai nuk ishte as afër që ta siguronte një ulëse. Kjo pasi ai kishte marrë vetëm 306 vota.

Hoti mund të dënohet me një vit burgim efektiv me veprën penale, kanosje.
Dega e Nismës në Rahovec është distancuar nga postimi i Hotit./Indeksonline/