75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 30 Maj 2022 / LB

Dështimi i mbledhjes së Kryesisë, Haxhiu thotë se po bëhet presion mbi deputetët për të votuar kundër Trustit

Në mungesë të kuorumit sot ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Dështimi i kësaj mbledhje ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu.

Ky i fundit ka thënë se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është e qëllimshme për të përfituar kohë, më qëllim të ushtrimit të presionit mbi deputetët.

“Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Dhe kjo po ndodh