Dështimi i Rezolutës për Policinë, Zemaj: VV-ja dëshiron ta përdorë PK-në për joshje në fushata parazgjedhore

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur rreth mos kalimit të rezolutës për policinë në Kuvend.
Sipas tij, mungesa e Vetëvendosjes në Kuvend ishte e paarsyeshme dhe e pamoralshme.
“Ishte për keqardhje pamja e seancës së sotme, ku mungonte shumica parlamentare konkretisht Lëvizja Vetëvendosje, ishte e paarsyeshme mund të them edhe e pamoralshme, rezoluta sot nuk kërkonte më shumë apo më pak se sa plotësimin e kushteve elementare dhe një mbështetje të domosdoshme që është për Policinë e Kosovës, jo vetëm në liri por kudo që ata e ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues”, tha ai për Kanal10.
Zemaj shton se VV-ja dëshiron ta përdorë Policinë e Kosovës si joshje për fushatën parazgjedhore që të plotësohet ndonjë kërkesë e tyre.