Dështimi i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar dështimin e seancës së 22-të, e cila ishte mbajtur për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e tij.
Sipas njoftimit, seanca nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendime lidhur me komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.
PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma nuk kanë propozuar ende deputetët për anëtarë të komisionit.
Për sa i përket përbërjes së komisionit, në vazhdimësinë e seancës së kaluar, votuan 54 deputetë, një prej tyre kundër, ndërsa abstenime nuk pati.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se punimet e seancës konstituive do të vazhdojnë më 29 maj në orën 11:00.
Ndërkohë, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbetet ende në fuqi.