75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 17 Maj 2022 / B O

Dështimi i ushtrisë ruse, Putin ka filluar të marr vet vendime ushtarake!

Vladimir Putin nuk duket se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet lufta në Ukrainë. Raportohet se presidenti rus filluar të marrë vetë vendime ushtarake.

Burime të afërta me Putin kanë rrjedhë informacione se ai po ndërhyn ditëve të fundit në nivelin e një koloneli apo brigadieri në vendimet për lëvizjet e trupave në Donbass.

Trupat ruse kohët e fundit kanë pësuar humbje serioze, gjë për të cilën Putin ka patur kritika të mëdha. Lideri rus vazhdon të punojë ngushtë me shefin e shtabit Valery Gerasimov.

Ky mbetet njeriu më i afërm dhe më i besueshëm i Putin me të cilin po dakordon vendimet taktika, të cilat zakonisht merren nga një kolonel apo brigadier./Indeksonline/