12:35 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dështimi më i madh në histori të Liverpoolit do ta zëvëndësoi Ronaldon te Reali

Blerja më e dështuar ndoshta në histori të Liverpoolit, Iago Aspas është afër kalimit te Real Madridi. Sulmuesi i Celta Vigos raportohet të jetë në bisedime me skuadrën mbretërore dhe një lëvizje konkrete pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.

Aspas është i preferuari i trajnerit Lopotegui i cili e kishte angazhuar vazhdimisht edhe te Spanja.

Iago në dy edicionet e kaluara ka shënuar 41 gola për Celtan, që do të thotë se është golashënues efikas.

Liverpooli e kishte transferuar atë 5 vite më parë për 11 milionë euro, por që blerja e tij doli të jetë më e gabuara ndonjëherë./Indeksonline/