08:54 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dështimi me vizat shtynë këshilltaren Reshitaj të bëjë thirrje për “zgjim gjithëpopullor”

Albena Reshitaj ishte ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, kurse tash është këshilltare e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj. Ajo përmes një poezie u ka bërë një thirrje qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj bëhet fjalë për sipas një ‘zgjim gjithëpopullor”.

Këtë e ka bërë përmes një poezie të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, ku me anë të një poezie të shkruar para 20 viteve flet për zhgënjimin në arritjen e paqes me anë të mjeteve paqësore, dhe bërë thirrje për ‘zgjim gjithëpopullor’ nga qytetarët e Kosovës.

Duket se e gjithë kjo poezi dhe ky postim ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kosovë, që ka të bëjë me liberalizimin e vizave që duket se nuk do të ndodh as këtë vit./Indeksonline/

Postimi i plotë i Reshitaj:

Të dashur miq, po e ndaj me u një poezi timen te shkruar para 20 viteve dhe të botuar në vitin 2000 në librin tim “Anijet e Fatit” . Kjo poezi lindi si një kushtrim pas një zhgënjimi që nuk arrinim me mjete paqësore të fitonim atë që meritonim si popull. Kjo poezi me ngjall ndjenja të një thirrjeje zgjimi gjithëpopullor edhe sot.