19:19 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Dështoi Kane, City pas Ronaldos

Pas njoftimit të Harry Kane i cili ka vendosur të mos lëviz nga Tottenham, Manchester City po mendon ta transferojë Cristiano Ronaldon, transmeton Indeksonline.

Cityzens kishin bërë dy oferta në drejtim të Spurs për anglezin Kane, që ishte prioriteti i tyre për këtë afat, por sulmuesi do të qëndrojë në Londër të Veriut.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo është përfolur për një largim të mundshëm nga Juventus, me Cityn që janë të interesuar për shërbimet e tij, një transfer mund të ndodh.