Dështoi me muzikën moderne, Dafina tash i futet muzikës së dasmave
Shumë këngëtarë synuan me çdo kusht të bëhen të ‘famshëm’ dhe të prekin sukses, por nuk ia dolën.
Edhe Dafina Dauti, emër jo pak i komentuar, nuk arriti të bëhet pjesë e emrave që sollën hite e projekte në muzikën moderne, ani pse pati përpjekje.
E kur nuk ke sukses, sigurisht mungojnë edhe koncertet, që për të tilla këngëtarja nuk njihet.
Me që jemi në sezonën e verës, Dafina ka vendosur që atë pak famë që ka ta shfrytëzojë për ahengje familjare. E njëjta ka nisur të këndojë në dasma.
Kujtojmë që ajo s’është e vetmja këngëtare që ‘dështoi’ me karrierën e saj, e që tani është kthyer në këngëtare dasmash./Indeksonline/