Dështoi me Suharekën, mbrojtësi kosovar zyrtarizohet te Llapi i Batatinës

Skuadra e Llapi s’po ndalet me transferime dhe sapo e zyrtarizoi një prurje të re.
Bëhet fjalë për Fuad Ajvazi, i cili ka nënshkruar me klubin nga Podujeva, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi 20-vjeçar sezonin e kaluar ishte pjesë e Suharekës, ku dështuan – pasi ranë nga Superliga e Kosovës.
Ajvazi dikur ka qenë pjesë e Llapit, në grupmoshat e reja U21.
Ai më parë luajti edhe në Suedi te skuadra e IF Karlstad./Indeksonline/