Dështoi në Bundesliga, Mërgim Berisha afër rikthimit në futbollin austriak
Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha planifikon të largohet nga Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raportohet në mediat gjermane, Berisha pritet që të rikthehet në futbollin austriak, shkruan Indeksonline
Skuadra e Sturm Grazit shihet si favorite për të firmosur me sulmuesin e Hoffenheimit.

Nëse ndodh një marrëveshje mes klubeve, pritet të jetë vetëm në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Berisha ka kontratë te Hoffenheimi deri në vitin 2027. Ai ishte te Augsburgu si lojtar i huazuar, por më pas u rikthye sërish te skuadra ku luan, Asllani, Avdullahu dhe Hajdari.
27-vjeçari në Bundesliga ka zhvilluar 44 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asiste.
Forma e tij ra në momentin kur filloi të ketë probleme të mëdha me lëndimet./Indeksonline/
↪️ Sky-Info: SK Sturm mit Interesse an einer Verpflichtung von Mergim #Berisha (27) #Hoffenheim. #TSG bereit, Gehalt für mögl. Leihe zu kompensieren. Noch keine Verhandlungen. 88 BL-Spiele 🇦🇹 (35 G, 24 A) für RBS, LASK & ALT.
— Eric Niederseer (@Sky_EricN) January 27, 2026
(w/@_dennisbayer) @SkySportAustria
first: @krone_at https://t.co/mHWN5cnHFC pic.twitter.com/E6JFEkedkq

