75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Dështoi’ në Eurovision, por jo edhe në stilin e veshjes

Jonida Maliqi së fundi ka qenë mjaft e lakuar në media e sidomos për shkak të pjesëmarrjes së saj në kompeticionin më të madh të këngës në Europë ‘Eurovision’ me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Edhe pse performanca e saj dhe zëri unik që ka u vlerësua shumë, ajo arriti të renditet vetëm në vendin e 17-të.

Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, ka një karrier të gjatë dhe të suksesshme, por ajo asnjëherë nuk ka lënë anash paraqitjen e jashtme, shkruan Indeksonline.

Jonida njihet si një femër me stil dhe shije të mirë në veshje, e kjo gjë bije në sy edhe në imazhet që publikon në llogarinë e saj në Insatgram ku ndiqet nga më shumë se 480 mijë njerëz.

Së fundi Maliqi ka realizuar një fotosesion mahnitës në plazhet e bukura të Shqipërisë, e as në këto imazhe Jonida nuk ka zhgënjyer.

Në një fustan me ngjyra rozë dhe të bardhë, dhe model unik, Jonida dukej tërë shkëlqim.

Ndryshe, Jonida është e përfolur edhe për jetën e saj private, prej kohësh ajo thuhet se është në lidhje me aktorin e njohur, Romeo Veshaj, por kjo gjë nuk është komentuar nga asnjëra palë./Indeksonline/