Dështoi në konstituim, tani Kuvendi i Kosovës ngec edhe në mobilim (Dokument)

Ligjvënësit e ri, për dallim nga ata paraprak nuk është se kishin edhe shumë angazhime kjo pasi “telenovela”, për konstituimin e kuvendit për disa muaj rresht nuk u zgjati më shumë se 10 minuta.
E njësoj, kuvendi po “dështon”, edhe me furnizim sa u përket produkteve të ndryshme.
Ndonëse ishte plainifkuar që kuvendi të furnizohej me tepisona dhe perde, një plan i tillë ka dështuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas E- prokurimit për këtë tender, nuk është pranuar as edhe një ofertë e përgjegjshme.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet mes tjerash në arsyen e anulimit të procedurës së prokurimit publik./IndeksOnline/
