Dështoi në vizitat mjekësore te Reali, talenti marokan vazhdon kontratën me Ajaxin

Talenti marokan, Abdellah Ouazane ishte shumë afër t’i bashkohej Real Madridit.
Por vizitat mjekësore te klubi madrilen i dështuan, duke u kthyer te klubi i tij aktual, Ajax.
Ouazane, vendosi edhe të vazhdojë kontratë me gjigantin holandez, ku do të jetë pjesë e saj deri në qershor të vitit 2028.
16-vjeçari, aktualisht luan për grupmoshat e Ajaxit ku ka bërë 20 paraqitje dhe shënoi 7 gola dhe 1 asist./IndeksOnline/