75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / A. M.

Dështoi përsëri, seanca e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pa rezultat

Edhe seanca e 49-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Përkundër përpjekjeve të grupeve parlamentare, deputetët nuk arritën të gjejnë konsensus për hapat e mëtejmë në formimin e institucioneve.

Me 50 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk kaloi propozimi për votim të fshehtë.

Ashtu si në seancën e 48-të, mbeti i pazgjidhur çështja e formimit të komisionit për votimin e fshehtë, një kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje për të proceduar me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

Seanca u karakterizua nga mungesë dakordimi mes partive politike, duke thelluar krizën institucionale që ka zgjatur tashmë për disa javë. /Indeksonline/