75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

“Dështoi” te Manchester Unitedi, Reguilon i bashkohet portierit shqiptar

Lojtari i Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon i cili ishte në huazim te Manchester United gjatë këtij sezoni pritet që t’i bashkohet Brentford-it.

27-vjeçari erdhi tek “Djajtë e Kuq” gjatë verës, pas lëndimeve të Luke Shaw dhe Tyrell Malacia ku ka bërë 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet, shkruan Indeksonline

Brentford këtë edicion ka qenë pa mbrojtës të majtë, pas lëndimit të Rico Henry në shtator dhe së fundmi të Aaron Hickey.

Reguilon është paraqitur vetëm për “Djajtë e Kuq” këtë sezon që do të thotë, sipas rregullave të FIFA-s , ai mund të luajë për një klub tjetër./Indeksonline/