75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / G T

Dështoi te Roma, Ivan Juric tani afër marrëveshjes me skuadrën nga Premier League

Trajneri i njohur kroat, Ivan Juric është afër të emërohet trajner i skuadrës nga Premier League, Southampton.

Ditë më parë, ekipi anglez largoi nga stoli trajnerin, Russell Martin, shkruan Indeksonline

Mediat në Itali raportojnë se ishi i Romës pritet të nënshkruaj sot me Southamptonin.

Juric kishte zëvendësuar De Rossin te Roma, por u shkarkua vetëm pas 12 ndeshjeve.

Te Southampton ai do ta ketë një mision të vështirë, pasi skuadra në fjalë është në pozitën e fundit në Premier League me vetëm pesë pikë të grumbulluara në 16 xhiro./Indeksonline/