13:23 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështoi totalisht te Reali, tani Dionis Avdiaj po e bën superyll

Dionis Avdiaj po shkëlqen këtë edicion në Kampionatin Holandez te skuadra e Williem 2. Ylli i Kosovës përveç se po shënon gola, ai po ndihmon edhe bashkëlojtarët në shënimin e golave.

Fran Sol është golashënuesi më i mirë në Kampionatin Holandez me 9 gola të shënuara, ndërsa prapa suksesit të tij fshihet Avdiaj.

Kosovari i ka bërë më së shumti asiste dhe i ka ndërtuar më së shumti aksione në shënimin e golave sulmuesit Sol.

Spanjolli 26 vjeçar në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Realit, për të kaluar më pas te Villareali duke mos lënë gjurmë në asnjëren skuadër./Indeksonline/

Temat: