75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dështoi Juventusi, Interi po tenton ta transferojë Luis Suarezin

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka dështuar të transferohet tek ekipi i Juventusit.

Kjo për shkak të kërkesave nga Suarezi dhe për shkak të problemeve me dokumente, transmeton Indeksonline.

Pas dështimit të Juventusit, një tjetër skuadër nga Serie A është interesuar për Luis Suarezin.

Sipas “Mundo Deportivo”, Suarezi tashti është lidhur me një kalim tek ekipi i Interit.

Kjo për shkak se “Zikaltrit” janë të vetmit që mund të plotësojnë orekset ekonomike të Luis Suarezit.

Uruguaiani tashmë ka dhënë testin për gjuhën italiane./Indeksonline/