75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Dështojnë Exit-pollet, garë e ngushtë në Shtime

Naim Ismajli, kryetar i shumë mandateve në Shtime rrezikon ta humbasë Shtimen.

Kjo pasi sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është në garë të ngushtë me rezultat me Qemajl Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri më tani janë numëruar 51.43 % e votave apo 18 vendvotime, shkruan IndeksOnline.

Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 45.26% të votave teksa Qemajl Aliu 42.50% të votave.

I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 12.24% të votave të numëruara./IndeksOnline/