Dështojnë favoritët, derbi mbyllet pa gola
Dita e diel ishte e pafat për favoritët në Superligë.
Derbi i ditës, Gjilani – Prishtina u mbyll pa gola, ndërsa ekipi tjetër nga Gjilani, Drita u mposht në Mitrovicë nga Trepça’89 me rezultat 3:1.
Në anën tjetër humbje pësoi edhe Llapi midis Podujevës nga Flamurtari me rezultat të thellë 4:1.
Gjilani e Drita ruajnë pozitat e tyre 2 dhe tre, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 31 pikë..
Trepça’89 e Flamurtari me nga tri pikë të reja pozicionohen në vendet 8 dhe 9 duke iu ikur tri pozitave të fundit./Indeksonline/