75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

As në këtë seancë, Komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk kishte kuorumin e mjaftueshëm.

Me 51 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, seanca u ndërpre.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari bëri të ditur se seanca vazhdon më 23 qershor në orën 11:00.

Ky dështim i vazhdueshëm thellon bllokadën politike dhe shton pasigurinë për nisjen e punës së kuvendit, duke lënë të pazgjidhura çështjet urgjente të vendit.

Në mungesë të një marrëveshjeje, vazhdon periudha e papunësisë së organeve legjislative, duke u bërë një sfidë e madhe për stabilitetin dhe funksionimin normal të institucioneve./IndeksOnline/

Temat: