75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Dështon edhe sot seanca për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka ftuar për sot seancë të jashtëzakonshme për votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike në lexim të dytë, me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK.

Por, pas zhvillimeve që ndodhën dje, siç duket shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga koalicjoni qeverisës kanë vendosur ta bojkotojnë seancën dhe deri tani në sallë ndodhen vetëm një numër i vogël i deputetëve.