75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, thotë se është i infektuar me Covid19

Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova. Arsyetim për këtë e ka dhënë infektimin me Covid19.

I pari i Istogut ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv që një javë.

“Ka një javë që jam i infektuar me Covid19. Kam patur gjendjen më të keqe, por tani po përmirësohem” ka thënë Rugova.

Seanca e radhës u caktua më 28 maj 2021, ora 10:00.

Rugova akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova./Indeksonline/