Dështon inciativa e Kamishit me shokë për rrezimin e kryetarit të FFK-së
Një grup i vogël delegatësh të FFK-së të mbështetur nga deputeti Bekim Haxhiu – Kamishi ka disa muaj që dëshirojnë largimin presidentit Agim Ademi.
Ata kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për të dhënë votë mos besimi për presidentin e FFK-së por që deri sot nuk kanë gjetur mbështetje, shkruan Indeksonline.
Në kërkesën e fundit, të protokolluar me 17.06.2019 ky grup kanë kërkuar shkarkimin e Agim Ademit por që kanë marrë vetëm 7 nënshkrime nga 59 delegat sa ka Federata.
Kujtojmë se Agim Ademi pasoi kryetarin legjendar Fadil Vokrri i cili ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar. Ademi u zgjodh kryetar me 6 korrik 2018 në kuvend të jashtëzakonshëm duke marrë të gjitha votat e delegatëve.
Ka disa muaj që një grup politik brenda FFK-së dëshirojnë shkarkimin e tij, madje në këtë lojë e kanë involvuar edhe djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin.
Më poshtë është kërkesa drejtuar Këshillit Ekzekutiv të FFK-së por që ka marrë vetëm 7 nënshkrime. /IndeksOnline/




