13:20 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Dështon intervisitimi i Haxhi Arifit, shkak mungesa e kuorumit

Për shkak të intervistimit të zëvendësdrejtorit menaxhues të AKM-së, Ahmet Shala, intervistimi i ish-anëtarit të bordit të Sindikatës së Punëtorëve, Haxhi Arifi, ishte paraparë të bëhej nga ora 13:00, raporton Ekonomia Online.

Disa prej deputetëve thanë se deri në orë 13:00 nuk mund të qëndrojnë, përderisa në mungesë të kuorumit intervistimi i Arifit është shtyrë për një ditë tjetër.

Ish-zëvendësdrejtori menaxhues në AKM, Ahmet Shala, gjatë raportimit tha se në proceset e privatizimit ka pasur përpjekje për ta dëmtuar procesin.

Ai ka folur edhe për kohën si ministër, ku thotë se si ministër ishte propozuar nga koalicioni i atëhershëm qeverisës apo nga PDK-ja, raporton EO.

“Unë se përjashtoj mundësinë që ka pasur përpjekje, por jo për të dëmtuar procesin e privatizimit. Unë kam qenë ministër i Kosovës dhe i koalicioni ose PDK-ja. Rreth 200 ndërmarrje janë privatizuar me sa e di unë që nga viti 2007”.