12:41 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Dështon intervistimi i Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq

Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e sotme kishte paraparë intervistimin e shefit të AKI-së Shpend Maxhuni në lidhje me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.

Por në mungesë të kuorumit ka dështuar intervistimi i kreut të AKI-së për ndriçimin e këtij rasti.

Ditë më parë ky komision pati ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të raportojë në lidhje me këtë rast, mbledhje kjo që ishte shndërruar në debat dhe akuza në mes presidentit dhe anëtarëve të komisionit hetimor.