Dështon kompenzimi financiar për kompaninë kosovare, pas reagimit të ministrit Tahiri
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës njëra nga pikat e parapara ka qenë kërkesa për kompenzim financiar të kompanisë “Euromaks”, e cila ishte djegur kohë më parë.
Kërkesa ishte bërë në Qeveri nga Ministria e Tregtisë. Por, në mbledhjen e sotme ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Sipas Tahirit, nuk ka asnjë bazë dhe dokument që shpjegon natyrën e dëmtimit të kësaj kompanie.
Për këtë, Tahiri ka kërkuar informacione shtesë nga ministria dhe gjykata lidhur me dëmin e shkaktuar.
Pas reagimit të Tahirit, kryeministri Haradinaj është pajtuar me këtë duke kërkuar informacione dhe dokumente shtesë lidhur me këtë rast./Indeksonline/